Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Krimet kibernetike, kryeprokurori Çela: Nevojë urgjente për rritje kapacitetesh

Nga A2 CNN
30 Korrik 2022, 13:22 | Aktualitet
Krimet kibernetike, kryeprokurori Çela: Nevojë urgjente për

Pas sulmit kibernetik që çoi në mbylljen e përkohshme të platormës qeveritare e-Albania, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, shpreh nevojën urgjente të rritjes së kapaciteteve njerëzore e teknike për përballimin e këtij lloj krimi.

Gjatë nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi mesProkurorisë së Përgjithshme dhe Shoqatës Iberiko-Amerikane të Prokurorëve Publikë, Çela theksoi se digjitalizimi po përdoret me sukses nga kriminelet e të gjitha llojeve në nivel global, duke sjellë rritje të ndërveprimit mes tyre. 

“Rritja eksponenciale e përdorimit të kriptomonedhave dhe rreziku që ato paraqesin përsa i përket çështjeve të sigurisë, si për shembull mundësitë që krijojnë për të lehtësuar pastrimin e parave, është një shembull i qartë i nevojës urgjente për të ripërcaktuar modelet dhe strategjitë e luftës ndaj krimit.  Nuk ka kohë për të humbur. Ne jemi të detyruar t'i përshtasim strukturat dhe prioritetet tona ndaj këtyre tendencave”.

https://a2news.com/2022/07/29/sulmi-kibernetik-ndaj-vendit-tone-qeveria-jep-detaje/

Pas sulmit kibernetik ndaj portalit e-Albania, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për veprat penale të “përgjimit të paligjshëm të të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, ndërhyrje në sistemet kompkuterike” dhe “keqpërdorim i pajisjeve”, hetim që ende nuk ka dhënë rezultat.

Sipas qëndrimeve zyrtare të qeverisë, sulmi kibernetik ishte nga jashtë vendit dhe metoda e përdorur ishte e ngjashme me një sërë sulmesh kibernetike të kohëve të fundit në domain-et qeveritare në Ukrainë, Gjermani, Holandë dhe vende të tjera në rajon. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli