Situatë kritike nga zjarri në Dropull, flakët pranë banesave, mbërrijnë dy avionë nga Greqia
Situatë kritike nga zjarri në Dropull, flakët pranë banesave, mbërrijnë dy avionë nga Greqia
Situatë kritike nga zjarret në zonën e Dropullit, ku flakët i janë afruar banesave, duke u përhapur me shpejtësi si pasojë e erës së fortë.
Zjarri është gati 100 metra larg zonës së banuar në fshatrat Lugar dhe Gorricë. Forcat zjarrfikëse dhe banorët e këtyre fshatrave si dhe vullnetarë të zonës po punojnë me intensitet për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, pas mungesës së helikopterit nga Tirana, dy avionë kanë ardhur nga Greqia dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.