Starton edicioni i V, “Mik Festival” tashmë një traditë në Korçë

Publikuar më: 30/7/2022, ora 14:15

Starton edicioni i V, “Mik Festival” tashmë një traditë në Korçë

Publikuar më: 30/7/2022, ora 14:15

Për të 5-in vit radhazi është çelur në qytetin e Korçës “Mik Festival ” duke e kthyer tashmë në  një traditë kulturore e artistike.  Artistë ndërkombëtarë të rrymave të ndryshme do të performojnë përgjatë 3 netëve në javën e fundit të korrikut, duke sjellë një atmosferë ndryshe për artdashësit korçarë por edhe për turistët, apo vizitorët që frekuentojnë qytetin juglindor.

Organizatorja dhe ideatorja artistike e këtij festivali sopranoja me famë botërore Inva Mula u shpreh e lumtur që ky aktivitet artistik po kthehet tanimë në një traditë.

Kjo iniciativë është mbështetur nga Bashkia qytetit të Korçës si dhe nga teatri Andon Zako Çajupi, ku festivali çeli natën e parë në këtë edicion të 5-të.

Për të pranishmit në sallë performoi sopranoja angleze Emili Rose që vinte për herë të parë në vendin tonë.

Ndërsa kryebashkiaku i Korçës i dha titullin qytetare nderi sopranos me famë botërore Inva Mula.