Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, qeveria e Kosovës: Institucionet, të gatshme t'i përgjigjen çdo situate

Nga A2 CNN
31 Korrik 2022, 12:18 | Kosova
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, qeveria e Kosovës:

Institucionet e Kosovës janë të bashkuara dhe të përkushtuara që t’i përgjigjen çdo situate të sigurisë, në bashkëpunim me partnerët strategjikë, u tha pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, të thirrur nga kryeministri Albin Kurti.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë u diskutua për dy vendimet e qeverisë lidhur me targat serbe dhe dokumentet e Serbisë, vendime që hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Sipas qeverisë së Kosovës, institucionet kanë zhvilluar të gjitha procedurat teknike dhe administrative për zbatimin e këtyre vendimeve.

Ekzekutivi shtoi se këto dy vendime janë në funksion të sigurisë, të vendosjes së rendit publik, ligjshmërisë dhe sundimit të ligjit. Nga 1 gushti, qytetarët që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës).

A2 CNN Livestream

Dita jonë