Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

"Shpirti i Labërisë" në Vlorë, nis festivali që synon ruajtjen e iso-polifonisë ndër breza

Nga A2 CNN
31 Korrik 2022, 18:00 | Aktualitet
"Shpirti i Labërisë" në Vlorë, nis festivali

Edicioni i parë i festivalit “Shpirti i Labërisë” nisi në Vlorë, ku 30 grupet folklorike u ndoqën nga spektatorë të shumtë.

“Shpirti i Labërisë" nisi edicionin e parë në Vlorë. Kënga polifonike, e përfaqësuar nga 30 grupe folklorike jehoi në qytetin bregdetar, duke tërhequr një publik të gjerë. Spektatorët dhe protagonistët e cilësojnë këtë aktivitet si thelbësor për kultivimin dhe trashëgiminë e iso-polifonisë.

Të pranishëm ishin edhe figura të politikës, ndërsa organizatori i këtij festivali, deputeti i Vlorës, Vullnet Sinaj, thotë se synonte zgjerimin e festivalit me nga një këngë për çdo fshat.

Në fund të festivalit, jepen edhe 3 çmimet e para përfituesit, ndërsa aktiviteti synonte përfaqësimin e plotë të kësaj zone, me qëllim ruajtjen dhe promovimin e zërit të iso-polifonisë, në këto ditë kur Vlora është mbushur nga pushues të shumtë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë