Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

“Za Fest” në Shkodër, Elina Duni dhuron spektakël në Kalanë e Rozafës

Nga A2 CNN
31 Korrik 2022, 13:11 | Aktualitet
“Za Fest” në Shkodër, Elina Duni dhuron spektakël

Magjia e perëndimit që dukej nga Kalaja e Rozafës i paraprinte spektaklit “Za Fest”, ku jo vetëm shkodranët u mblodhën për të shijuar atmosferën që dhuroi artistja Elina Duni, por kështjella u pushtua edhe nga qindra spektatorë që vinin nga zona të tjera të Shqipërisë apo edhe nga jashtë vendit.

Elementët e veçantë të dekorit skenografik, efektet e dritave, cilësia e pastër e tingullit të zërit dhe një publik i gjithi në festë ishin detajet kryesore të kësaj nate.

Rozafa kumboi me muzikë deri në orët e vona të mbrëmjes.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani