Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Barrikadat në veri, qeveria e Kosovës shtyn datën për reciprocitetin

Nga A2 CNN
1 Gusht 2022, 08:30 | Kosova
Barrikadat në veri, qeveria e Kosovës shtyn datën për

Kosova vendos që të shtyjë për një muaj zbatimin e vendimit për masat e reciprocitetit, me kushtin që të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës.  

Me anë të një postimi në Facebook, qeveria e Kosovës dënon ashpër bllokimin e rrugëve në veri të Kosovës dhe të shtënat nga njerëz të armatosur të strukturave ilegale atje: “Bëhet fjalë për tendencë për destabilizimin e Kosovës dhe rrezikimin e paqes dhe sigurisë së qytetarëve dhe vendit tonë”.

https://a2news.com/2022/08/01/jarinja-e-bernjaku-vazhdojne-te-jene-te-bllokuara-ne-merdare-vijon-reciprociteti-per-leternjoftime/

“Akte agresive të shumta ka pasur në pasdite dhe mbrëmjen e së dielës, të nxitura e të përgatitura nga Beogradi zyrtar”, thuhet në reagimin e qeverisë së Kosovës.

Vendimi u publikua pak orë pas takimit të krerëve të Kosovës me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier, i cili kërkoi një shtyrje 30-ditore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë