Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Fluks pasagjerësh në portin e Durrësit

Nga A2 CNN
1 Gusht 2022, 11:56 | Aktualitet

4700 pasagjerë janë duke u përpunuar mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit vetëm në hyrje. Sipas të dhënave, 4 tragetet kanë mbërritur sot nga Bari dhe Ankona, duke shënuar kështu pikun e hyrjeve nëpërmjet kësaj pike kufitare.

Në dispozicion të përpunimit të pasagjerëve janë 26 sportele, 16 për automjetet dhe 10 për individët.

Ndërkohë, përgjatë muajit korrik nëpërmjet Portit të Durrësit kanë hyrë 84 540 qytetarë dhe 21 mijë automjete, shifër kjo më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani