Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Gushti, stuhi denoncimesh”, Meta emëron Brisida Shehajn, koordinatore të luftës kundër korrupsionit

Nga A2 CNN
1 Gusht 2022, 14:12 | Politikë
“Gushti, stuhi denoncimesh”, Meta emëron Brisida Shehajn,

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka emëruar Brisida Shehajn, Koordinatore Kombëtare të Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë. Në një konferencë për shtyp, teksa foli për zhvillimet në vend dhe rajon, kreu i Partisë së Lirisë paralajmëroi një stuhi të vërtetë denoncimesh gjatë muajit gusht në lidhje me vjedhjet dhe korrupsionin e qeveritarëve në vend. Meta njoftoi se nesër do të jetë edhe konferenca e parë.

“Nuk ka pushime në gusht, qeveria vërtetë pushon, por vjedhja jo. Vazhdon kudo, në Dogana, Tatime. Dua t’u bëj publike se bashkë me z. Nesho kemi vendosur që Briseida Shehaj të jetë Koordinatore Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit dhe të drejtojë punën e strukturave në nivel qendror dhe vendor, që gushti të jetë një stuhi e vërtetë e denoncimeve dhe të përfshirjes së gjithë qytetarëve dhe sidomos atyre nëpunësve me integritet që janë dëshmitarë të këtyre vjedhjeve të rënda që po ndodhin çdo ditë. Nesër do të kemi konferencën e parë”.

Meta theksoi se Partia e Lirisë ka mision kryesor dekorruptimin e shtetit, qeverisjes dhe opozitës.

“Por Partia e Lirisë është shumë e qartë se problemi numër një i vendit sot është dekorruptimi. Në radhë të parë, dekorruptimi i opozitës, e cila përdoret nga mazhoranca për shashka për të hequr vëmendjen nga korrupsioni. Misioni kryesor i Partisë së Lirisë sot është dekorruptimi i shtetit, i qeverisjes dhe i vetë opozitës”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë