Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Interi “mer frymë”, Sanchez largohet dhe zhbllokon merkaton

Nga A2 CNN
1 Gusht 2022, 19:17 | Futboll
Interi “mer frymë”, Sanchez largohet dhe zhbllokon merkaton

Dirigjentët e Interit mund të marrin “frymë”, dhe ndoshta edhe tifozët e ekipit milanez. Ekipi zikaltër ka arritur marrëveshjen për përfundimin e kontratës me sulmuesin Kilian Alexis Sanches, i cili do t’i bashkohet ekipit francez të Marsejës.  

Zakonisht një shitje nuk celebrohet, por në rastin konkret largimi i 33-vjeçarit që në tre sezone ka shënuar vetëm 16 gola në kampionat, edhe pse ka qenë vendimtar në fitoren e Superkupës, mund të zhbllokojë merkaton e Interit, ose së paku të frenojë shitjen e një lojtari si Milan Skriniar.

Gjithsesi, tifozët që ani protestojnë për faktin se një vendim i tillë duhej marrë më parë, pasi kiliani që ka një rrogë rreth 8 milionë euro në vit bllokoi kalimin e Paulo Dybala tek Interi, duke mundësuar transferimin e tij te Roma.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë