Kryeministri spanjoll shpjegon pse vendi i tij nuk e njeh Kosovën

Publikuar më: 1/8/2022, ora 11:10
pedro sanchez 1170x720

Kryeministri spanjoll shpjegon pse vendi i tij nuk e njeh Kosovën

Publikuar më: 1/8/2022, ora 11:10

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, përsëriti në Tiranë se Spanja nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, pasi, sipas tij, “deklaratat e njëanshme për pavarësi, shkelin të drejtën ndërkombëtare”.

“Unë mendoj se miqtë e mirë, siç janë Shqipëria dhe Spanja, mund të kenë edhe mendime të ndryshme. Ne mendojmë se një deklaratë e njëanshme për pavarësi shkel të drejtën ndërkombëtare. Prandaj nuk jemi në favor të kësaj gjëje. Ky është një opinion që nuk e ndajmë me qeverinë shqiptare për këtë çështje, por kjo nuk do të thotë që nuk e përkrahim qeverinë shqiptare. Ky është pozicioni i qeverisë së Spanjës”, tha Sanchez.