Kryeministri spanjoll viziton Tiranën, u prit me ceremoni zyrtare nga Rama

Publikuar më: 1/8/2022, ora 09:54
rama sanchez 1280x720

Kryeministri spanjoll viziton Tiranën, u prit me ceremoni zyrtare nga Rama

Publikuar më: 1/8/2022, ora 09:54

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka nisur sot vizitën në Tiranë dhe është pritur në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë spanjolle, është takuar me kryeministrin Edi Rama, ndërsa në orën 11:00 do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Qëllimi i kësaj vizite zyrtare është përforcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe ekonomike me Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe mbi të gjitha për të treguar mbështetje për procesin e tyre të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Vizita e kryeministri spanjoll vjen në kuadër të një turi që ka zhvilluar në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por nuk ka vizituar Kosovën.