Nis tërheqja e barrikadave, Borrell fton Kurtin dhe Vuçiç në takim

Publikuar më: 1/8/2022, ora 13:10
TERHEQJA BARRIKADAT frame 982 1280x720

Nis tërheqja e barrikadave, Borrell fton Kurtin dhe Vuçiç në takim

Publikuar më: 1/8/2022, ora 13:10

Pas njoftimit të qeverisë për shtyrjen me 30 ditë të zbatimit të vendimit për reciprocitetin, qytetarët serbë në Kosovë, kanë nisur heqjen e barrikadave në veri. Pamjet tregojnë kamionët që po largohen nga rruga në fshatin e Rudarës, që çon për në pikën kufitare të Jarinjës.

Megjithatë, në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, vijon të ketë radhë të gjata qytetarësh që presin prej orësh.

Sakaq, sipas burimeve diplomatike në Bruksel, të cituara nga Radio Evropa e Lirë, shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka ftuar në një takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Burimet thonë se tensionet janë pasoja e drejtpërdrejtë e mungesës së vullnetit të liderëve për t’u ulur në një tryezë dhe për të vazhduar dialogun. Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se zhvillimet e fundit e kanë bërë të pamundur ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Komunat veriore të Kosovës.

Sipas tij, shtetet e Quint-it dhe SHBA-së i bënë presion kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të shtyrë vendimet për targat dhe dokumentet serbe, si dhe për gjetjen e një zgjidhjeje në Bruksel.