Porsche prezanton ‘bishën’ e re me 565 kuaj fuqi

Publikuar më: 1/8/2022, ora 20:54

Porsche prezanton ‘bishën’ e re me 565 kuaj fuqi

Publikuar më: 1/8/2022, ora 20:54

Kompania Porsche prezantoi gjeneratën e fundit të 911 GT3 R dhe ajo është një bishë absolute. Modeli i ri do të shfaqet për herë të parë në publik garën 24 orësh në La Mansh që do të mbahet këtë vit.

Linjat e hijshme dhe të rrumbullakosura të Porsche 911 janë lehtësisht të dallueshme nga adhuruesit e stilit ikonik.

Michael Dreiser, Drejtori i Shitjeve në Porsche deklaron se nga kjo makinë pritet shumë. Ai vuri në dukje se paraardhësja e saj ka fituar pothuajse gjithçka.

Modeli i ri përdor një motor të ri 4.2 litra me gjashtë cilindra me një bosht më të gjerë rrotullues të përdorshëm, aerodinamikë më të qëndrueshme dhe konsistente dhe peshë të reduktuar në gomat e pasme. Të gjitha këto rregullime kanë për qëllim krijimin e potencialit që makina të zgjasë më gjatë.

Motori me gjashtë cilindra qëndron në pjesën e pasme të makinës, duke mundësuar kështu tërheqje të shtuar dhe frenim të përmirësuar.