Putin: Lufta bërthamore nuk ka asnjë fitues

Publikuar më: 1/8/2022, ora 22:17
putin 3 1280x720

Putin: Lufta bërthamore nuk ka asnjë fitues

Publikuar më: 1/8/2022, ora 22:17

“Nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe ajo nuk duhet të nisë kurrë”.

Ishte kjo deklarata më e fundit e presidentit rus Vladimir Putin mbi hipotezat për një luftë të mundshme bërthamore në Ukrainë.

“Ne mbështesim sigurinë e barabartë dhe të pandashme për të gjithë anëtarët e bashkësisë botërore. Rusia ndjek vazhdimisht letrën dhe frymën e Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore”, shtoi kreu i Kremlinit.

“Detyrimet tona sipas marrëveshjeve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara për reduktimin dhe kufizimin e armëve përkatëse janë respektuar gjithashtu plotësisht”, përfundon ai.