Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Serbia falënderon Moskën: Ruajtja e paqes në veri, e pamundur

Nga A2 CNN
1 Gusht 2022, 16:27 | Kosova
Serbia falënderon Moskën: Ruajtja e paqes në veri, e pamundur

Bashkimi Europian i bëri thirrje për qetësi të gjithë atyre që janë të përfshirë në tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa përsëriti kërkesën për dialog dhe negociata. 

“Bashkimi Europian dhe shtetet anëtare po ndjekin me vëmendje të shtuar dhe me shqetësim zhvillimet në veri të Kosovës. Ajo që është e rëndësishme të thuhet, në emër të BE-së, është se të gjithë ata që janë të përfshirë në tensione duhet të ruajnë qetësinë. Çdo veprim i paakordinuar dhe i njëanshëm që minon stabilitetin dhe sigurinë në terren, duke penguar edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve duhet të ndalet menjëherë”, tha Peter Stano.

Zëdhënësi Stano, theksoi se të gjitha çështjet e hapura mes Serbisë dhe Kosovës duhet të adresohen përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja. 

https://a2news.com/2022/08/01/rama-thirrje-vucicit-mos-ushqe-me-asnje-lloj-justifikimi-grupe-te-caktuara-ne-veri-te-kosoves/

“E vetmja mënyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe veçanërisht tensionet e fundit është përmes dialogut dhe negociatave. E përsëris edhe një herë, se çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë duhet të adresohen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Kjo është e rëndësishme për njerëzit në Kosovë dhe Serbi, por edhe për perspektivën e të dyja vendeve”, shtoi Stano.

https://a2news.com/2022/08/01/tensionet-ne-veri-te-kosoves-pd-mbeshtet-vendimin-e-qeverise-kurti-dhe-denon-veprimet-e-serbise/

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se zhvillimet e fundit e kanë bërë të pamundur ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në komunat veriore të Kosovës. Sipas tij, shtetet e Quint-it dhe SHBA-së i bënë presion kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të shtyrë vendimet për targat dhe dokumentet serbe, si dhe për gjetjen e një zgjidhjeje në Bruksel.

Me herët, presidenti serb, Aleksander Vuçiç, tha se lufta më e vështirë politike është përpara, në javët dhe muajt e ardhshëm. Numri një i Beogradit falënderoi serbët në Kosovë, siç tha për vetëpërmbajtjen e tyre, përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara dhe po ashtu Ministrinë e Jashtme ruse për reagimin.

https://a2news.com/2022/08/01/kurti-nuk-lejojme-qe-bandat-e-beogradit-te-destabilizojne-kosoven/

Gjatë së dielës, Moska i bëri thirrje Kosovës e po ashtu SHBA-së dhe BE-së të ndalin provokimet dhe të respektojnë të drejtat e serbëve në Kosovë. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli