Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shefi bërthamor i Iranit: Kemi mjetet teknike për të prodhuar bombë atomike

Nga A2 CNN
1 Gusht 2022, 12:46 | Bota
Shefi bërthamor i Iranit: Kemi mjetet teknike për të prodhuar

Kreu i organizatës së energjisë atomike të Iranit, Mohammad Eslami, deklaroi sot se Republika Islamike ka aftësinë teknike për të prodhuar një bombë bërthamore, por nuk ka ndërmend ta bëjë këtë. Lajmi është publikuar nga mediat vendase sipas të cilave, Eslami përsëriti komentet e bëra muajin e kaluar nga Kamal Kharrazi, një këshilltar i lartë i Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Zyrtari iranian kritikoi gjithashtu Izraelin për akuzat se Teherani po ndërton armë bërthamore.

Irani tashmë po pasuron uraniumin deri në 60 për qind të pastërtisë së zbërthimit, shumë më tepër se kufiri prej 3.67 për qind i vendosur sipas marrëveshjes bërthamore të Teheranit me fuqitë botërore të vitit 2015. Uraniumi i pasuruar deri në 90 për qind është i përdorshëm në ndërtimin e një arme bërthamore.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tërhoqi në mënyrë të njëanshme Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja në vitin 2018, duke rivendosur sanksione të ashpra ndaj Iranit.

Teherani do të shkëputet gradualisht nga respektimi i marrëveshjes. Bisedimet për rivendosjen e marrëveshjes kanë ngecur që nga prilli.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani