Situata në Kosovë, Begaj telefonon Osmanin: Vetëm me dialog adresohen çështjet

Publikuar më: 1/8/2022, ora 16:31
mb BAJRAM BEGAJ VJOSA frame 1112 1280x720

Situata në Kosovë, Begaj telefonon Osmanin: Vetëm me dialog adresohen çështjet

Publikuar më: 1/8/2022, ora 16:31

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një bisedë telefonike me homologen në Kosovë, Vjosa Osmani.

Ai u shpreh se i ka ndjekur me shqetësim ngjarjet në veriun e Kosovës dhe përshëndeti vendimin që autoritetet e Kosovës morën në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, për të shtyrë zbatimin e vendimit të reciprocitetit me Serbinë për çështjet e dakordësuara më herët.

“Vetëm nëpërmjet një dialogu konstruktiv dhe intensiv do të mund të adresohen drejtë të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Shqipëria do të vijojë të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e saj për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe të mbështesë fuqishëm vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”,  nënvizoi Presidenti Begaj gjatë bisedës telefonike me Presidenten Osmani.