Tensionet në Kosovë, Xhaçka: Partnerët të flasin njëzëri kundër kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës

Publikuar më: 1/8/2022, ora 13:18
xhacka 1280x720

Tensionet në Kosovë, Xhaçka: Partnerët të flasin njëzëri kundër kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës

Publikuar më: 1/8/2022, ora 13:18

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar në Twitter për situatën në Kosovë, duke theksuar se “të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale”.

“Vendimi për shtyrjen e reciprocitetit sa i përket kalimit kufitar Kosovë-Serbi, pas konsultimeve me partnerët strategjikë SHBA dhe BE, është një akt i mirëpritur durimi dhe pjekurie nga Qeveria e Kosovës. Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj. Të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale. Ne qëndrojmë përkrah Kosovës dhe u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve dhe aleatëve tanë që të flasin njëzëri, kundër retorikës në rritje dhe kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës”, shkruan Xhaçka në rrjetin social.