Tregu pa frena i karburanteve

Publikuar më: 1/8/2022, ora 21:33

Tregu pa frena i karburanteve

Publikuar më: 1/8/2022, ora 21:33

Çdo ditë, më shumë se 740 mijë automjete lëvizin në rrugët e Shqipërisë, të shtrira në rreth 18 mijë kilometra. Pjesa më e madhe e tyre djegin naftë, rreth 20 për qind benzinë dhe pjesa tjetër punojnë me gaz apo energji elektrike.

Thënë ndryshe, pjesa më e madhe e aktivitet ekonomik në vend vihet në lëvizje nga lëndët djegëse. Shqipëria vlerësohet si një nga vendet më të pasura të Europës në rezervat hidrokarbure në shelfin kontinental me një rezervë deri në 220 milionë fuçi dhe 5.7 miliard metër kub gaz natyror.

Po pse shqiptarët, njerëzit me të ardhurat më të ulëta për frymë në Ballkanin Perëndimor e Europë paguajnë më shumë se qytetarët në vendet e Rajonit?

Për të parandaluar rritjen e çmimeve pas sulmit rus në Ukrainë, Qeveria ngriti një instrument kontrolli për parandalimin e abuzimit me çmimet të ashtuquajtur, “Bordi i Transparencës”. Rreth 5 muaj më pas, të paktë janë ta që e vlerësojnë si një hap pozitiv ngritjen e Bordit.

Ndiqni reportazhin e plotë të ciklit “31 minuta”.