Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vritet biznesmeni ukrainas, manjati i drithërave u vra nga bombardimet ruse të Mykolaiv

Nga A2 CNN
1 Gusht 2022, 09:48 | Bota
Vritet biznesmeni ukrainas, manjati i drithërave u vra nga bombardimet ruse

Një nga biznesmenët më të pasur të Ukrainës është vrarë bashkë me gruan e tij nga bombardimet “masive” ruse në qytetit jugor të Mykolaiv, mbrëmjen e së shtunës.

Oleksiy Vadatursky, 74 vjeç dhe gruaja e tij Raisa humbën jetën pasi një raketë goditi shtëpinë e tyre gjatë natës, raportojnë mediat ukrainase.

Vadatursky zotëronte kompaninë “Nibulon”, që operonte në eksportet e grurit, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

74-vjeçari ishte vlerësuar gjithashtu me çmimin “Hero i Ukrainës” për kontributin e tij në sektorin e dridhrave.

Sipas një vlerësimi të bërë nga revista “Forbes” në vitin 2020, Oleksiy Vadatursky zotëronte një pasuri me vlerë prej 450 milionë dollarësh.

A2 CNN Livestream

Dita jonë