Vuçiç: Lufta më e vështirë, javët dhe muajt në vazhdim

Publikuar më: 1/8/2022, ora 13:13
vucic pavaresia e kosoves bahskepunim me shiqptaret a2 cnn news lajme ballkani bota 1054x720

Vuçiç: Lufta më e vështirë, javët dhe muajt në vazhdim

Publikuar më: 1/8/2022, ora 13:13

Pas njoftimit të qeverisë së Kosovës për shtyrjen e zbatimit të vendimit për masat e reciprocitetit, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se lufta më e vështirë politike është përpara, në javët dhe muajt e ardhshëm.  

Numri një i Beogradit falënderoi serbët në Kosovë, siç tha, për vetëpërmbajtjen e tyre, përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, dhe po ashtu Ministrinë e Jashtme ruse për reagimin.

“Po punojmë për qetësim të situatës. Sado e vështirë të jetë, nuk do të ketë dorëzim dhe Serbia do të fitojë”, tha Vuçiç gjatë një interviste për televizionet vendase.  

Ai deklaroi se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë, Milan Mojsilloviç, është takuar me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe se kanë shkëmbyer informacione, pasi, siç tha, gjatë mbrëmjes ka pasur shumë dezinformata.

Presidenti i Serbisë, po ashtu theksoi se pret që situata të shtensionohet në vazhdim.