1,2 miliardë shtesë, AZHBR: Financojmë fermerët që mbjellin grurë dhe peshkatarët 

Publikuar më: 2/8/2022, ora 15:32

1,2 miliardë shtesë, AZHBR: Financojmë fermerët që mbjellin grurë dhe peshkatarët 

Publikuar më: 2/8/2022, ora 15:32

Nga 1 shtatori do të nisin aplikimet e fermerëve që do të mbjellin grurë, për të përfituar fondin prej 30 mijë lekë për hektarë.

Përballë kostos së rritur të prodhimit nga çmimi i lartë i imputeve, por edhe bllokimit të importit të grurit nga lufta në Ukrainë, Ministria e Bujqësisë do të sigurohet që nevojat më të mëdha t’i përmbushë me prodhim vendas. 

Ndërkohë, për pakënaqësisë dhe protestat e peshkatarëve, drejtoresha e AZHBR thotë se edhe për ta është menduar një mbështetje për këtë vit.

Në total, sektori i bujqësisë do të ketë për këtë vit një fond prej afro 42 milionë euro në formën e subvencioneve.