Championship, Manaj debuton në Angli, Watford e nis me fitore

Publikuar më: 2/8/2022, ora 09:39
MANAJ DEBUTON ME WATFORD frame 938 1 1280x720

Championship, Manaj debuton në Angli, Watford e nis me fitore

Publikuar më: 2/8/2022, ora 09:39

Futbollisti i kombëtares shqiptare Rei Manaj ka debutuar, këtë të hënë, në një ndeshje zyrtare me skuadrën e Watford.

25-vjeçari luajti për disa minuta në fushë dhe ishte pjesë e suksesit 1-0 ndaj Sheffield United, duel i vlefshëm për javën e parë të kampionatit në kategorinë e dytë angleze. Sulmuesi kuqezi e nisi ndeshjen nga stoli dhe hyri në fushë 10 minuta para fundit.

Lojtari nga Lushnja menjëherë pati disa raste të rrezikshme kur goditi dhe nga jashtë zonës, por portieri kundërshtar kishte gjithçka në kontroll. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, Manaj nuk arriti të lë gjurmë.

Megjithatë, duhet thënë se ai ndihmoi ekipin duke mbajtur larg portës ekipin kundërshtar. Në fund, Watford siguroi fitoren dhe nisi me këmbën e mbarë sezonin e ri.

Sigurisht, objektivi kryesor mbetet një dhe i vetëm, ngjitja në Premier League. Ishin pikërisht këto synime që bindën Manajn të bashkohet me Watford, ndonëse rruga është e vështirë për të siguruar elitën e futbollit anglez.