Drejtuesit e SPAK, vizitë zyrtare në Uashington

Publikuar më: 2/8/2022, ora 09:02
SPAK kangjella 1280x720

Drejtuesit e SPAK, vizitë zyrtare në Uashington

Publikuar më: 2/8/2022, ora 09:02

Drejtuesi i SPAK, z. Arben Kraja, prokurori i posaçëm, z. Vladimir Mara, si dhe Drejtori i BKH, znj. Aida Veizaj janë në një vizitë zyrtare në Uashington të SHBA-së.

Gjatë vizitës që zgjat një javë, ata do takohen me zyrtarë të Departamentit Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.

Qëllimi i vizitës është prezantimi i SPAK dhe arritjeve të tij, si dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA, me synim rritjen e intensitetit të ushtrimit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve kriminale në Shqipëri.