Emiliano Shullazi lirohet nga qelitë e 41bis

Publikuar më: 2/8/2022, ora 12:13

Emiliano Shullazi lirohet nga qelitë e 41bis

Publikuar më: 2/8/2022, ora 12:13

Emiliano Shullazi ka lënë qelitë e regjimit të posaçëm të burgjeve 41bis. Pas 2 vitesh qëndrimi në regjimin e egër, që ka si qëllim parandalimin e krimeve duke i ndërprerë të burgosurit kontaktet me botën jashtë burgut, Shullazi ka kaluar në regjimin e zakonshëm të burgut 313. 

Burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve konfirmuan se përveç Shullazit, afatin e izolimit në 41bis e ka përfunduar edhe Arbjon Aliko e Genci Balla. 

Ata u izoluan në qelitë e egra në gusht të vitit 2020, ndërsa pas përfundimit të afatit të parë 1-vjeçar, me vendim të Ministrit të Drejtësisë, qëndrimi i tyre u shty edhe me një vit. 

Nga ana tjetër, aktualisht në qelitë e 41bis vijojnë të qëndrojnë Arbër Çekaj, Redjan Rraja, vëllezërit Klement e Eldi Çala, Aleksandër Llanaj dhe Viktor Ymeri.

Emiliano Shullazi jeton në qeli prej vitit 2016, ku po vuan një dënim me 14 vite burg, si drejtues i një grupi kriminal të angazhuar në gjobëvënie. Njëkohësisht, ai është nën akuzë nga SPAK si i përfshirë në ekzekutimet e Vajdin Lamajt e Klodian Saliut, në vitin 2005. Në dy vitet e fundit, gjykatat e tre shkallëve në vijimësi kanë refuzuar kërkesat e tij për lirim nga 41 bis.