Fushatë në pushime, kandidatë në garë për drejtimin e Forumit Rinor të PD

Publikuar më: 2/8/2022, ora 15:45

Fushatë në pushime, kandidatë në garë për drejtimin e Forumit Rinor të PD

Publikuar më: 2/8/2022, ora 15:45

6 kandidatë përballë votës për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Fushata e nisur nga një 1 gushti zgjat deri më 30 shtator.

Artion Barjamaj vjen nga baza e PD-së në Durrës. Ai tregon dy prej pikave kryesore me të cilat synon të marrë votat e të rinjve të FRPD: “Meritokraci, ai që punon do të vlerësohet dhe jo ata të rinj që vijnë për shkak të njohjeve. Dhe ngritja e një akademie që përgatit aktivistët e PD-së për aksionet opozitare”.

Barbara Doda dhe Alesia Balliu janë dy vajzat garuese për kreun dhe kanë si sfidë ndryshimin e Forumit Rinor dhe një qasje të re ndaj PD-së nga kjo organizatë partnere: “Është cinike të presësh ndryshim nga lideri dhe të mos ndryshojë Forumi”.

PD-ja forcë fituese në zgjedhjet e 2025-s është objektivi i kandidatit tjetër, Besart Xhaferri. Edhe ai ka një strategji tjetër për elektoratin që Forumi Rinor duhet të ketë.

Mariglend Doci dhe Arnold Karriqi theksojnë vlerat konservatore, garën e hapur, duke veçuar një thirrje edhe për rivalët në garë.

Më 1 tetor, Forumi Rinor i demokratëve do të zgjedhë drejtuesin e tij. Fillimisht, kandidatët do të bëjnë fushatë individuale dhe më pas do të ketë edhe përballje mes tyre para anëtarësisë. Procesi për kreun do të pasohet me zgjedhjen në strukurat e FRPD në të gjithë vendin.