Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Krimi makabër, pensionisti nga Durrësi gjendet i copëtuar në katër pjesë në lumin italian

Nga A2 CNN
2 Gusht 2022, 13:28 | Kronikë
Krimi makabër, pensionisti nga Durrësi gjendet i copëtuar në

Zbulohet misteri i kufomës së gjendur të masakruar në copa, të gjetur në një lum të Venetos, në Italinë e Veriut.  

Sipas autoriteteve policore të Rovigos, bëhet fjalë për Shefki Kurtin, një pensionist 72-vjeçar me origjinë nga Durrësi, i cili prej vitesh banonte në Badia Polesine, një qytezë me rreth 10 mijë banorë në afërsi të Rovigos.   

Detajet e gjetjes së kufomës janë makabre. Sipas mediave italiane që raportojnë ngjarjen, autoritetet u vunë në alarm rastësisht, kur disa punonjës të specializuar në mbarëvajtjen e lumit Adigetto sinjalizuan një këmbë njeriu që po pengonte sistemin e filtrimit të ujit.

Policia gjeti më pas edhe katër pjesë të tjera, që sipas tyre janë hedhur të paktën 10 ditë më parë në lum.  Nuk dihen ende arsyet e këtij krimi makabër, dhe forcat policore po hetojnë mbi të kaluarën e shqiptarit, që prej kohësh gëzonte pensionin në vendin fqinj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë