Luan Daci zhvendos betejën ligjore në Gjykatën Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e vendimeve ndaj tij

Publikuar më: 2/8/2022, ora 11:27

Luan Daci zhvendos betejën ligjore në Gjykatën Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e vendimeve ndaj tij

Publikuar më: 2/8/2022, ora 11:27

Luan Daci, ish-anëtari i KPA-së, i fajësuar nga drejtësia për “falsifikim të dokumenteve”, e ka zhvendosur betejën e tij ligjore në Gjykatën Kushtetuese.

Daci kërkon shfuqizimin e tri vendimeve ndaj tij, si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe kthimin e  çështjes për rigjykim në shkallën e parë të Gjykatës së Posaçme.

Seanca e parë në Kushtetuese është caktuar më 20 shtator. Në dhjetor 2020, ish-anëtari i KPA-së u dënua me 6 muaj burg, dënim që u konvertua në 12 muaj shërbim prove. Ky vendim u la i pandryshuar më pas në Apel dhe Gjykatën e Lartë.