“Ndëshkimi më ekstrem për fajtorin“, kryeministri Edi Rama reagon pas tragjedisë në plazhin e Himarës

Publikuar më: 2/8/2022, ora 18:53
RAMA ME KRYETARET E BASHKIVE frame 916 1280x720

“Ndëshkimi më ekstrem për fajtorin“, kryeministri Edi Rama reagon pas tragjedisë në plazhin e Himarës

Publikuar më: 2/8/2022, ora 18:53

Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në Twitter, reagoi për tragjedinë e sotme në plazhin e Himarës, ku humbi jetën një vajzë 5-vjeçare, si pasojë e goditjes nga një mjet lundrues që drejtohej nga një oficer policie.

“Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen. Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse“, shkruan Rama në rrjetin social.

“Nuk mungoi as në këtë rast kafshëria politiko-mediatike e atyre që urojnë e presin veç fatkeqësi, për të ushqyer zjarrin e luftës së tyre politike të paudhë dhe të pashpresë”, shtoi kryeministri.