Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pelosi refuzon kërcënimet e Kinës, viziton Tajvanin. Pekini: Provokim i rëndë

Nga A2 CNN
2 Gusht 2022, 18:51 | Bota

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi ka refuzuar të gjitha kërcënimet e Kinës dhe nisi vizitën e saj në Tajvan.

Avioni që transportonte zyrtaren e lartë amerikane dhe delegacionin që e shoqëronte mbërriti në aeroportin e Taipeit në orën 22:44 lokale.

Nën masa të forta sigurie Nancy Pelosi u shoqërua në hotelin ku do të qëndronte, para të cilit ishin mbledhur dhe një grup protestuesish që kundërshtonte vizitën e saj.

Pak para se të mbërrinte në Tajvan, shefja e Dhomës së Përfaqësuesve shkoi në një Twitter se vizita e saj tregonte angazhimin e SHBA për të mbështetur demokracinë në këtë vend.

Ndërkohë nga ana tjetër, Kina ka vendosur të tregojë muskujt për këtë vizitë, të cilën e refuzoi që në momentin e parë, kur u fol për të. Ministria e Jashtme kineze e cilësoi vizitën një provokim të rëndë që cenon principin e një Kine të vetme. Zëdhënësja e kësaj ministrie shtoi se marrëdhënie dypalësh janë cenuar rëndë nga kjo lëvizje e palës amerikane.

Ushtria kineze nga ana tjetër, ka planifikuar një stërvitje 3 ditore ushtarake ku do të përfshihen mjete më të rënda dhe më të sofistikuara. Të gjitha anijet dhe avionët civilë do të ndalohen të kalojnë në zonën ku do të mbahen këto manovra.

Tajvani është një ishull i vetëqeverisur, por i pretenduar nga Kina, e cila e sheh atë si një provincë të shkëputur. Ndërsa SHBA-ja ruan atë që e quan një “marrëdhënie të fortë, jozyrtare” me Tajvanin, ajo ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me Kinën dhe jo me Tajvanin.

Ekziston një mbështetje e fortë dypartiake për Tajvanin në mesin e publikut amerikan dhe në Kongresin e SHBA-së. Dhe zonja Pelosi, një figurë e lartë në Partinë Demokratike, ka qenë prej kohësh një kritike e zëshme e lidershipit kinez, duke denoncuar të drejtat e njeriut. Ajo ka takuar më parë disidentë pro demokracisë dhe ka vizituar sheshin Tiananmen për të përkujtuar viktimat e masakrës së vitit 1989.

Pelosi filloi turneun e saj në Azi të dielën duke fluturuar për në Singapor. Itinerari i saj publik përfshinte gjithashtu ndalesa në Malajzi, Korenë e Jugut dhe Japoni. Zonja Pelosi fillimisht kishte planifikuar të vizitonte Tajvanin në prill, por e shtyu udhëtimin, pasi rezultoi pozitive me Covid-19.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli