Play-off i Conference League, projektohet derbi Shkupi-Ballkani, Shkëndija gjen Fenerbahçe

Publikuar më: 2/8/2022, ora 16:39
SHORTI CONFERENCE LEAGUE SHKUPI BALLKANI E SHKENDIJA frame 1101 1280x720

Play-off i Conference League, projektohet derbi Shkupi-Ballkani, Shkëndija gjen Fenerbahçe

Publikuar më: 2/8/2022, ora 16:39

Një ndeshje luksi dhe një derbi shqiptar. Kjo është befasia që rezervoi shorti i fazës play off në Conference League. Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Nion të Zvicrës, goglat vendosën që nëse kombinimi do të realizohej, FC Shkupi dhe Ballkani do të luanin përballë njëra-tjetrës.

Dy skuadrat shqiptare, të cilat konkurrojë përkatësisht si kampione e Maqedonisë së Veriut dhe kampionët e Kosovës, do të sfidoheshin për një biletë në fazën e grupeve të evenimentit. Kjo të ndodhte në rast se FC Shkupi eliminohet nga irlandezët e Shamrock Rovers në turin e tretë të Europa League, por edhe nëse Ballkani do të kualifikohej nga sfida e turit të tretë të Conference League përballë Klaksvik nga Ishujt Faroe.

Ekipi tjetër shqiptar që konkurron në arenën ndërkombëtare është Shkëndija. Skuadra nga Tetova do të luajë ndaj suedezëve të AIK në turin e tretë kualifikues të Conference League. Nëse e kalojnë me sukses sfidën, kuqezinjtë do të ndeshen në fazën play-off me humbësen e duelit të Europa League ndërmjet turqve të Fenerbahçe dhe çekëve të Slovácko.

Ndeshjet playoff të Conference League do të luhen në datat 18 dhe 25 gusht. Nëse do të jetë e nevojshme në sfidat e kthimit do të luhen kohët shtesë dhe do të ekzekutohen penalltitë. Ekipet fituese kalojnë në fazën e grupeve, aty ku do tu shtohen edhe skuadrat humbëse të ndeshjeve play-off në Europa League.