Revolucion te Chelsea, 5 lojtarë kërkojnë largimin, rriten shanset për Brojën

Publikuar më: 2/8/2022, ora 16:50
REVOLUCION TEK CHELSEA frame 0 1280x720

Revolucion te Chelsea, 5 lojtarë kërkojnë largimin, rriten shanset për Brojën

Publikuar më: 2/8/2022, ora 16:50

Rriten shanset e Armando Brojës për të qëndruar tek Chelsea. Tek blutë e Londrës pritet të ndodhi një revolucion i vërtetë. Pas shitjes së Lukakut tek Inter dhe transferimit të lirë  të Rudiger tek Real Madrid, Chelsea po mendon largimin e të tjerë yjeve në skuadër.

Janë 5 futbollistë që janë me valixhe në duar dhe por diskutojnë detajet e fundit për t’u larguar. Në Angli po diskutohet shumë për merkaton e Chelsea dhe sa vjen epo shtohen zërat për  divorcin me Ziyech apo largimin e Timo Werner.

Marokenin e kërkon Milani, por me formulën e huazimit dhe në fund të sezonit të vendosi nëse do ta blejë apo jo. Diçka e tillë nuk pranohet nga blutë e Londrës të cilët kërkojnë ta shesin përfundimisht lojtarin.

Ndërkohë dhe Werner nuk e sheh të ardhmen e tij në Londër. Dëshira e tij është të rikthehet në Bundesligë dhe siç raportohet, gjermani është gati të përgjysmojë dhe rrogën vetëm për t’u kthyer në shtëpi.

Aktualisht Werner përfiton mbi 260 mijë paund në javë nga kontrata me Chelsea. Klubet po bisedojnë dhe janë fokusuar te huazimi i sulmuesit me të drejtë blerje nga Leipzig në fund të sezonit.

Edhe Aspilikueta ka kërkuar largimin. Megjithëse spanjolli është një nga të preferuarit e teknikut Tomas Tuchel, 32 vjeçari mendon të nisë një tjetër aventurë jashtë Anglisë dhe destinacioni më i mundshëm është Barcelona.

Së bashku me të, shumë afër transferimit tek klubi katalanas është dhe Markos Alonso. Një tjetër anësor, Christian Pulisic, thuhet gjithashtu se është i prirur të largohet tek një skuadër që të luajë rregullisht. Interes për futbollistin kanë shfaqur Juventus apo Milan, por asnjë prej dy klubeve italiane nuk ka bërë një ofertë konkrete.

Një gjë është e sigurt Chelsea do të jetë një tjetër skuadër sezonin e ri. një ekip kur epiqendra të jenë djemtë e rinj dhe premtues për të ardhmen . Sinjale pozitive këto dhe për Brojën që ende nuk di çdo të ndodhë me të ardhmen e tij.