Siguria e brishtë e veriut, pas 2 ditësh tensione, Mitrovica i kthehet normalitetit

Publikuar më: 2/8/2022, ora 19:51

Siguria e brishtë e veriut, pas 2 ditësh tensione, Mitrovica i kthehet normalitetit

Publikuar më: 2/8/2022, ora 19:51

Ashtu si në shtatorin e vitit 2021 bllokada serbe në pikat kufitare në veri të Kosovës tensionoi situatën. Jarinja dhe Bërnjaku u bllokuan sërish me makinat e tonazhit të rëndë ndërsa disa udhëtarë me dhunë.

11 shtetas kosovarë u sulmuan nga serbë përgjatë hyrjes së tyre në territorin e Kosovës ndërsa për rastin asnjë person nuk u arrestua. 

Veç udhëtarëve kishte dhe turistë që mbetën të bllokuar. Një cift gjerman qëndroi për 7 orë në kufi ndërsa situata për ta ishte e papranueshme.

Dy ditë më pas Mitrovica u zgjua e qetë në përditshmërinë e saj. Ura mbi Ibër vijon të monitorohet me forca të shtuara policore dhe nëpërmjet KFOR.

Banderolat serbe provokuese për qeverinë kosovare vijojnë të qëndrojnë në hyrje të Mitrovicës veriore ndërsa një pjesë e qytetarëve janë ende të frikësuar. 

Një pjesë e qytetarëve jetojnë në këtë realitet ku nuk mund të flasin ndërsa ajo që ka ndodhur në nivelin politik është shtyrja e marrëveshjes së reciprocitetit çka hapi dhe kufijtë.