Bënte thirrje dhe propagandë terroriste në rrjetet sociale, arrestohet Bledar Zeneli me kërkesë të SPAK

Publikuar më: 2/8/2022, ora 11:37
KR KOSTO E SPAK frame 520 1280x720

Bënte thirrje dhe propagandë terroriste në rrjetet sociale, arrestohet Bledar Zeneli me kërkesë të SPAK

Publikuar më: 2/8/2022, ora 11:37

Me kërkesë të SPAK, Drejtoria e Antiterrorit ka ndaluar shtetasin Bledar Zeneli si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale: “Nxitjes, thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve” parashikuar nga nenet  232/a dhe 265 te Kodit Penal.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pas një hetimi intensiv dyvjeçar, të kryer me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria e Antiterrorit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, ku dyshohej se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve të ndryshme “Facebook”, “Twitter”, “Telegram”, publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm.