U arrestua me akuzën e pengmarrjes së 30-vjeçares, autori e mohon: Kemi një histori dashurie

Publikuar më: 2/8/2022, ora 12:33
nena e dy vajzave 1280x720

U arrestua me akuzën e pengmarrjes së 30-vjeçares, autori e mohon: Kemi një histori dashurie

Publikuar më: 2/8/2022, ora 12:33

Marius Musaku 32-vjeçari nga Lushnja që u vu në pranga pasi akuzohet se ka mbajtur për disa me radhë peng në një banesë Ersida Dyrmishin, duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, kundrejt kërcënimeve, mohon akuzat.

Sipas deklaratës që ka dhënë në polici, ai ka përgënjeshtruar faktin e mbajtjes peng. Ai mohon ta ketë rrëmbyer Ersidën, por që kanë qenë me dëshirën e të dyve bashkë pasi kanë një histori dashurie.

“Nuk e kam mbajtur peng. Ajo ka ardhur me dëshirën e saj. Ne kemi një histori dashurie, kemi qenë bashkë këto ditë”, mësohet të jetë shprehur ai para policisë.

Ai u arrestua pas denoncimit që bëri 30-vjeçarja, Ersida Dyrmishi, së bashku me bashkëshortin e saj.

Fillimisht, policia raportoi se mbajtja peng ndodhi në hotel, por më pas u sqarua se bëhej fjalë për një banesë.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas kallëzimit të shtetasve T. D., 36 vjeç dhe E. D., 30 vjeç (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi M. M. i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme shtetases E. D., duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një banesë, e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj”, njoftoi policia.

Nëna e dy fëmijëve rezultonte e zhdukur që prej 25 korrikut.