Vrau bashkëjetuesen në Elbasan, Gjykata jep masën arrest me burg për Ramis Micin

Publikuar më: 2/8/2022, ora 12:38
ramis mici ok

Vrau bashkëjetuesen në Elbasan, Gjykata jep masën arrest me burg për Ramis Micin

Publikuar më: 2/8/2022, ora 12:38

Trupi gjykues ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 37-vjeçarin Ramis Mici, i dyshuari për vrasjen e bashkëjetueses, Jetlira Elezi.

Mici kishte kërkuar mbrojtjen me avokat nga shteti, sepse nuk ka mundësi për të marrë avokat.

Sipas burimeve, avokati ka kërkuar të shohë dhe të dëgjojë të pandehurin Mici për të vlerësuar edhe gjendjen e tij mendore. Kjo kërkesë është rrëzuar nga trupi gjykues, që vendosi më pas masën e sigurisë.

Krimi në familjen Mici, tronditi disa ditë më parë qytetin e Elbasanit. Në orët e para të mëngjesit të 30 korrikut, në lagjen Skënderbej të qytetit, 37-vjeçari Ramis Mici ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, Jetlira Elezi, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Çifti i bashkëshortëve njihej për mosmarrëveshjet mes tyre. Pak ditë para krimit, policia e Elbasanit kishte shoqëruar 37-vjeçarin Mici, pas denoncimit nga bashkëshortja për dhunë, dhe ende nuk janë të qarta rrethanat sesi ai është liruar për të kryer më pas krimin fatal.

Të dy ata vinin nga martesa të mëparshme të dështuara dhe sipas pronarit të banesës prej një muaji kishin marrë një ambient me qira.