Zbulohet pas 50 vitesh, del në ankand koleksioni që Elvis Presley i dhuroi menaxherit të tij

Publikuar më: 2/8/2022, ora 09:44

Zbulohet pas 50 vitesh, del në ankand koleksioni që Elvis Presley i dhuroi menaxherit të tij

Publikuar më: 2/8/2022, ora 09:44

Një koleksion bizhuterish që Elvis Presley i dha menaxherit të tij, kolonelit Tom Parker, dhe që mungonte prej mbi 50 vjetësh, është bashkuar dhe tashmë është gati për në ankand.

Pjesë e koleksionit janë 200 bizhuteri, përfshirë unaza floriri me gurë të çmuar, mansheta, orë dhe zinxhirë. Pjesa më e madhe u sigurua nga ish-bashkëshortja e Elvisit, Priscilla.

“Këtë koleksion e kishte gruaja e kolonelit, Loan Parker. Ajo ndërroi jetë dhe një person i caktuar e kishte marrë, e kishte mbajtur larg dhe e fshehu për një kohë të gjatë dhe ne tani e gjetëm. Prandaj tashmë është e gjitha gati për t’u ekspozuar. Elvisi i pëlqente bizhuteritë, ne të gjithë e dimë, por unazat dhe pjesët me të vërtetë sjellin gëzim. Ai ka një çakmak këtu që unë e dua … dhe e mbaj mend mjaft mirë”.

Presley thotë se ishte një shaka mes saj dhe Elvisit që ai vazhdimisht blinte ose porosiste bizhuteri për kolonelin Parker. Ajo thotë se ai kishte gjithçka që i nevojitej dhe ata nuk dinin çfarë t’i blinin tjetër.

“Kolonelit nuk i pëlqenin bizhuteritë, ai nuk mbante bizhuteri dhe Elvisi i jepte gjithmonë bizhuteri, por kjo është pjesë e atij koleksioni. Tani, ai mund ta ketë vënë një bizhuteri kur Elvis ishte aty herë pas here. Elvis i zgjodhi vetë dhe mendoj se pjesa më e rëndësishme për mua është se ishte ai në fakt që i zgjodhi unazat apo të tjerat”.

Edhe pse Priscilla Presley është shumë mbrojtëse ndaj koleksionit, ajo nuk zotëron asnjë prej tij. Megjithatë, ajo projektoi disa nga bizhuteritë që do të dalin në ankand. Ajo krijoi dhe logon për TCB (Taking Care of Business), që ishte emri i grupit që shoqëronte Presley-n në performancat e tij. Prishila thotë se një nga arsyet që ajo po e mbështet ankandin është sepse është mërzitur duke parë objekte të rreme të Elvisit duke u shitur. Ankandi i cili përfshin kitarën e mbajtur nga Elvisi gjatë Comeback Special, do të mbahet më 27 gusht.