BSH rrit normën bazë të interesit, Sejko: Rritja e çmimeve do të vijojë deri në vitin 2024

Publikuar më: 3/8/2022, ora 19:33

BSH rrit normën bazë të interesit, Sejko: Rritja e çmimeve do të vijojë deri në vitin 2024

Publikuar më: 3/8/2022, ora 19:33

Banka e Shqipërisë rrit për herë të tretë brenda pak muajsh normën bazë të interesit. Guvernatori Sejko u shpreh se kriza është e pashmangshme dhe presionet inflacioniste po e rëndojnë ekonominë në vend. Në projeksionet e bankës çmimet pritet të stabilizohen në vitin 2024.

Vrulli i rritjes së çmimeve nuk pritet të ndryshojë deri në vitin 2024. Ky është parashikimi që bën guvernatori I Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Kjo situatë e ka shtyrë bankën qendrore të rrisë për herë të tretë brenda vitit normën bazë të interesit nga 1.25% në nivelin 1.75%.

Sipas Sejkos, deri më tani çmimet nuk e kanë zbehur konsumin familjar, çka  e ndihmoi ekonominë të rritet me 6% në fillim të vitit dhe të mbajë një kurs pozitiv edhe në vijim.

Parashikimet e Bankës Qendrore janë të rrezikuara nga pasiguritë e larta që sjell ecuria në tregjet ndërkombëtare dhe lufta në Ukrainë.