“Ishte mësuar mirë në Bundesliga, aty nuk kanë van Dijk”, Aguero thumbon Haaland

Publikuar më: 3/8/2022, ora 09:13
HAaland aguero 1280x720

“Ishte mësuar mirë në Bundesliga, aty nuk kanë van Dijk”, Aguero thumbon Haaland

Publikuar më: 3/8/2022, ora 09:13

Erling Haaland erdhi si një nga transferimet më të bujshme të sezonit, duke u blerë nga Manchester City për rreth 60 milionë euro që shkuan në arkën e Dortmundit.

Norvegjezi 22-vjeçar kishte bërë historinë në Gjermani duke shënuar 62 gola në 67 ndeshje, por debutimi në Angli nuk ishte nga më të mirët.

City u turpërua 3-1 nga Liverpool në finalen e Community Shield, dhe ylli që shndriti në atë ndeshje ishte ai Dawin Nunez, dhe jo i norvegjezit, që madje shpërdoroi raste.

Ende është herët për kritika, por jo për thumbimet e para, që vijnë ndër të tjerët nga një prej miteve të ekipit britanik, Sergio Aguero.

“Është mësuar me Bundesligën.  Pastaj erdhi Van Dijk dhe i dha mirëseardhjen në Premier League”, ishin fjalët ironike në kanalin e tij në Twitch.

Kampioni argjentinas, që me fanellën e City ka shënuar plot 260 gola në gara zyrtare duke u radhitur si golashënuesi më i mirë i historisë së Premier League me një ekip të vetëm, nuk mungoi të kritikonte edhe ish-drejtuesit e tij për transferimin e Sterling te Chelsea.

“Nuk e kuptoj, ndonjëherë te City bëjnë gjëra të çuditshme”, deklaroi 33-vjeçari që mbylli karrierën, sapo u transferua te Barcelona për një problem shëndetësor.