Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Rikthehet në futboll ish-lojtari i Milan dhe Inter, tifozët nuk e njohin

Nga A2 CNN
3 Gusht 2022, 11:25 | Futboll

Sulley Muntari, ish-futbollist i Milan dhe Inter, është kthyer në futbollin profesionist pasi ishte tërhequr në vitin 2019.

Mesfushori 37-vjeçar do të luajë në vendlindjen e tij, Ganë, me ekipin Hearts of Oak.

Në foton e prezantimit, fituesi i Champions League me Interin në vitin 2010 nuk njihet, pasi ka bërë një ndryshim drastik të pamjes së tij të jashtme.

Muntari ka luajtur 84 ndeshje me Ganën, ndërsa me zikaltërit ka fituar 8 tituj në periudhën 2008-2012.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu