Lazio e largon, Hysaj pret telefonatën nga Spanja

Publikuar më: 3/8/2022, ora 16:56
elseid hysaj 210709 training g 1050

Lazio e largon, Hysaj pret telefonatën nga Spanja

Publikuar më: 3/8/2022, ora 16:56

Lazio është duke ndërtuar një skuadër të re për sezonin pasi deri më tani ka afruar në kryeqytet 7lojtarë, por sigurisht në këtë pikë të merkatos janë të detyruar të shesin pasi trajneri Sarri kërkon edhe një anësor të majtë.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, me shumë gjasa Elseid Hysaj do të jetë i sakrifikuari i parë, pasi anësori kuqezi nuk bën më pjesë në planet e trajnerit, kjo u vërtetua dhe më shumë në sezonin e fundit. Deri më tani për shkodranin është interesuar vetëm Valencia, por edhe këtu ka një problem. Klubi spanjoll ka vështirësi të mëdha financiare dhe akoma nuk ka dhënë një ofertë zyrtare për kapiten e kombëtares shqiptare.

Për këtë arsye, kryeqytetasit e Italisë janë  gati ta lënë të lirë  futbollistin edhe t’ja japin falas klubit spanjoll vetëm që të lirohen nga paga e tij. Tekniku  Sarri kërkon me ngulm Emerson Palmieri, por fillimisht duhet të heq dorë nga një lojtar, për këtë klubi kërkon sa më shpejt një divorc me Hysajn.

Deri në fund të javës pritet të ketë zhvillime të reja për mbrojtësin e kombëtares tonë dhe të vendoset përfundimisht se çdo të ndodhi me të ardhmen e tij.