Merkato e verës, Roma e frikshme, Belotti dhe Wijnaldum një hap larg

Publikuar më: 3/8/2022, ora 12:17
Wijnaldum belotti 1280x720

Merkato e verës, Roma e frikshme, Belotti dhe Wijnaldum një hap larg

Publikuar më: 3/8/2022, ora 12:17

Roma në sulm për Wijnaldum dhe Belotti. Pasi fituan Conference League, kryeqytetasit e Italisë synojnë të sigurojnë të tjera trofe këtë sezon.

Pas mbërritjes së Dybala, verdhekuqtë janë interesuar për një zëvendësues të Tammy Abraham, dhe emri që po qarkullon së fundmi është ai i Andrea Belottit.

Sulmuesi 28-vjeçar është lojtar i lirë pasi muajin e shkuar i skadoi kontrata me Torinon, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen. Nga se bëhet e ditur Roma i ka ofruar atij kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për vitin e tretë, duke i ofruar pagë vjetore prej tre milionë eurosh.

Deri javën tjetër, kryeqytetasit presin një përgjigje nga lojtari i cili ka fituar interesin e shumë klubeve në Europë. Sezonin e kaluar, Belotti u aktivizua në 23 ndeshje si titullar dhe shënoi 8 gola.

Por italiani nuk është objektivi i vetëm i Special One. Ish-futbollisti i Liverpool apo Paris Saint Germain, Georgino Wijnaldum mund të thuhet se është futbollisti më i ri i verdhekuqve.

Siç bëhet me dije, kryeqytetasit dhe klubi francez kanë rënë dakord për huazimin e holandezit, me të dyja palët që do të ndajnë përgjysmë rrogën e tij.