Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Milan dhe Inter, në “luftë” për mbrojtësin shqiptar

Nga A2 CNN
3 Gusht 2022, 11:44 | Futboll
Milan dhe Inter, në “luftë” për mbrojtësin

Milan dhe Inter janë përplasur në një tjetër derbi në merkaton e verës. Dhe këtë herë, objektivi i përbashkët për të përforcuar skuadrën është mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.

Lajmi i bujshëm raportohet nga një portal i klubit bergamask “TuttoAtalanta”, që publikon zhvillimet e fundit sa i takon lëvizjes së lojtarëve. Në të është publikuar një artikull vetëm për shtatlartin shqiptar ku theksohet se Milan ka përqendruar gjithë vëmendjen te futbollisti kuqezi dhe pritet që Maldini të takohet shumë shpejt me drejtuesit e Atalantës.

Deri më tani, nuk është bërë ende një ofertë zyrtare, por nëse duan shërbimet e tij sigurisht duhet që oferta të joshë jo vetëm drejtuesit, por edhe teknikun Gasperini, që t’i japë dritën jeshile lojtarit.

Me Gjimshitin në skuadër, ekipi i Piolit gjen garancinë dhe në arenën ndërkombëtare, duke parë dhe eksperiencën që ka krijuar Gjimshiti jo vetëm në kampionatin italian, por edhe në Champions League.

Pak ditë më parë, dhe Interi ishtë vënë pas Gjimshitit, me zikaltërit që e kishin zgjedhur si një nga synimet kryesore për të përforcuar mbrojtjen, mirëpo tani nuk do e kenë aq të thjeshtë, pasi fillimisht duhet të fitojnë derbin që të sigurojnë shërbimet e lojtarit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli