Ndërron jetë portieri legjendar i Milanit

Publikuar më: 3/8/2022, ora 11:57

Ndërron jetë portieri legjendar i Milanit

Publikuar më: 3/8/2022, ora 11:57

Ditë zie për Milanin. Villiam Vecchi, ish-portier i kuqezinjve në vitet ’60 dhe ’70, si dhe trajner i portierëve në periudhën 2001-2010, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.

Në 7 vitet si lojtar, Vecchi ka fituar me Milanin një kampionat (1967-1968), një Kupë Italie, një Kupë Kampionësh (1968-1969), dy Kupa Kupash dhe një Kupë Interkontinentale.

Si trajner portierësh, përveçse te Milani, ku fitoi dy Champions League (2003 dhe 2007), Vecchi ka punuar me Carlo Ancelottin edhe te Real Madrid (2013-2015), Parma dhe Juventus.