Pasardhësi i Usain Bolt i prezantohet botës

Publikuar më: 3/8/2022, ora 09:03

Pasardhësi i Usain Bolt i prezantohet botës

Publikuar më: 3/8/2022, ora 09:03

Letsile Tebogo është kandidati kryesor për të qenë trashëgimtari i Usain Bolt në fronin e shpejtësisë në atletikë.

Atleti 19-vjeçar nga Botsvana është shpallur kampion bote për moshat nën 20 vjeç në garën e 100 metrave, në Kampionatin Botëror që po mbahet në Cali (Kolumbi) dhe e ka bërë këtë me një rekord të ri botëror (9.91).

Tebogo, i cili e nisi si favorit për të fituar, kaloi në finale me kohën 10.14, pesë të qindtat më keq se 16-vjeçari Thai Puripol Boonson, i cili e bëri me kohën 10.09.

Vetë sprinteri, i cili tashmë theu rekordin botëror U-20 në Kampionatin Botëror të Atletikës në Eugene me një kohë prej 9.94 (këtë vit ai ka rënë nën 10 sekonda tre herë), kishte shprehur besimin e tij para Kupës së Botës për thyerjen e rekordit botëror U-20: “Nëse më jepet mundësia të thyej përsëri rekordin botëror U-20, do ta bëj”.

Tebogo, i cili vrapoi në korsinë 4, pati një garë të përsosur me një nisje të shkëlqyer. Në 30 metrat e fundit, atleti i Botsvanës vrapoi duke parë nga xhamajkani Bouwahjgie Nkrumie dhe, pavarësisht kësaj, Tebogo kaloi vijën e finishit duke ndalur kronometrin në 9.91, një rekord i ri botëror në kategorinë U-20.

Në fotofinishin e garës, Tebogo shfaqet duke treguar me gisht nga Nkrumie ndërsa buzëqesh, në një gjest që të kujton edhe ato të Usain Bolt gjatë garave.