Përleshje mes të rinjve në Pogradec, plagoset me thikë një prej tyre

Publikuar më: 3/8/2022, ora 20:28
Nderroi jete ne spitalin e Pogradecit bashkeshorti i 46 vjecares  Presim drejtesine une di qe zonj 1024x576

Përleshje mes të rinjve në Pogradec, plagoset me thikë një prej tyre

Publikuar më: 3/8/2022, ora 20:28

Një i ri është plagosur me thikë në Pogradec, pas një konflikti që degradoi deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen nr.3, ku shtetasi K. C., 24 vjeç dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës nga shtetasi B. V., 21 vjeç.

I plagosuri është paraqitur në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë, ndërkohë që autori është shoqëruar në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.