Plagosi me thikë dhe goditi me sende të forta një 65-vjeçar, arrestohet autori në Kurbin

Publikuar më: 3/8/2022, ora 16:06
thika 1024x553

Plagosi me thikë dhe goditi me sende të forta një 65-vjeçar, arrestohet autori në Kurbin

Publikuar më: 3/8/2022, ora 16:06

Një 37-vjeçar ka plagosur me thikë, si dhe e ka goditur me sende të forta një 65-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta. Polica njofton se ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftim i Policisë Kurbin

Goditi me mjet prerës dhe sende të forta një shtetas, pas një konflikti të çastit, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 37 vjeç, banues në Kurbin, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë dhe sende të forta shtetasin H. S., 65 vjeç, banues në Kurbin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.