Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rrahu për vdekje fqinjin për vendin e parkimit, jepet masa e sigurisë për 51-vjeçarin

Nga A2 CNN
3 Gusht 2022, 12:26 | Kronikë
Rrahu për vdekje fqinjin për vendin e parkimit, jepet masa e

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për Alban Mnerin. Ai akuzohet për rrahjen e fqinjit të tij, Nikolin Staka, pas konfliktit për një vend parkimi, i cili ndërroi jetë pak orë me vonë.

Përpara togave të zeza, 51-vjeçari nuk e ka mohuar konfliktin, por është shprehur se ai ka qenë në gjendje të dehur. Por, ky pretendim i tij është hedhur poshtë nga akuza, pasi, sipas prokurorisë, nuk ka rezultuar se ai ka qenë i dehur kur është konfliktuar me viktimën.

https://a2news.com/2022/08/01/rreh-per-vdekje-fqinjin-arrestohet-51-vjecari-ne-tirane/

“Nuk e kuptoj si ka ndodhur”, ka shprehur habi i dyshuari, i cili ka pranuar që është konfrontuar fizikisht me Stakën.

Ngjarja ndodhi pasditen e 30 korrikut, në rrugën “Sulejman Pitarka” në kryeqytet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë