Stoltenberg kërcënon Serbinë: Të gatshëm të ndërhyjmë nëse kërcënohet stabiliteti

Publikuar më: 3/8/2022, ora 21:31
jens stoltenberg 1080x720

Stoltenberg kërcënon Serbinë: Të gatshëm të ndërhyjmë nëse kërcënohet stabiliteti

Publikuar më: 3/8/2022, ora 21:31

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, të cilit i përsëriti edhe njëherë qëndrimin se misioni i KFOR-it është i gatshëm të ndërhyjë në Kosovë nëse rrezikohet stabiliteti.

Kreu i Aleancës së Atlantikut Verior ftoi sërish Prishtinën dhe Beogradin zytar që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet vetëm përmes diplomacisë.

“Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zgjidhin mospajtimet përmes diplomacisë. Misioni i NATO-s, KFOR, bazuar në mandatin e Kombeve të Bashkuara, qëndron i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti”, shkruan Stoltenberg.